Ronaldo ‘tris’, Milan tri takime pa shënuar një…gol

Shkëlqen Atalanta e Gjimshitit, kalon 5-0 Parmën

Seria A e ka një skuadër që rivalizon dhe pretendon zonën champions. Ajo është Atalanta e Gasperinit e cila sot shtangu me shifra të thellë Parmën.

5 gola dhe asnjë i pësuar, tregon se bergamaskët mbetën skuadër kompetitive dhe tejet konkurente për skuadrat e kreut.

Nga ana tjetër, Juventus magjeps në shtëpi ndërsa me 3 gola të Kristiano Ronaldos dhe një të Higuain, mposht Kaljarin 4-0. Bolonja shpëton në kohën shtesë duke evituar humbjen ndaj Fiorentinës (1-1).

Ndërkaq, Milan nuk gjën paqe edhe pas debutimit me kuqezinjtë të Zlatan Ibrahimoviç. Ndaj Sampdorias në shtëpi, skuadra e Piolit nuk arrin të shënojë duke e dërguar në tri takime radhazi mungesën e golit.

Leçe- Udineze ka startuar në 18:00 teksa Napoli- Inter, do luhet në 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!