Inter ka Lukakun, Napoli pa ide…

Seria A: Napoli- Inter 1-3, Leçe- Udineze 0-1

Inter dhe Lukaku nuk i ndahen kreut. Skuadra e Kontes, kaloi falë dy golave të belgut dhe 1 të Lautaros Napolin e Hysajt.

Shkodrani disi fajtor në golin e parë të zikaltërve. Në të 14-tën Lukaku vendoset një për një me Hysajin dhe godet për 0-1. Sërish ish- lojtari i Junajtid bën ‘namim’ në të 34-tën.

Këtë radhe ka punë me Di Lorencon duke triumfuar e shënuar të dytin. Pa u mbyllur pjesa e parë Milik shkurton shifrat për 1-2 (39′). Pjesa e dytë nis e balancuar me vendasit më kërkues.

Gjithsesi golin e tretë e shënon argjentinasi Lautaro Martinez i cili rezulton me fanelën e Interit. Gabon Manolas për Napolin duke rrëshqitur dhe numri 10-të i formacionit të Kontes e depoziton në rrjetë.

Praktikisht sfida mbyllet dhe skuadrat edhe pse insistojnë për gola të tjerë nuk ia dalin. Interi kap Juven në krye teksa Napoli me Gatuzon në timon, nuk po arrin të bëjë ndryshimin.

Në takimin tjetër mes Leçes dhe Udinezes, takimi u mbyll 0-1 për bardhezinjtë nga Udine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!