Lojtari i Kombëtares nënshkruan për Shkëndijen

Mesfushori Valon Ahmedi, largohet nga kampionati kroat dhe nënshkruan për Shkëndjen e Tetovës. Lajmin e ka bërë publik klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, teksa thekson se ish- futbollisti i kuqezinjëve, ka firmosur për tri vite e gjysëm.

Klubi thotë:

“Mesfushori ofenziv i thotë ‘po’ ofertës së drejtuesve të klubit dhe firmos kontratë profesionale me kuqezinjtë.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 25 vjeçar, Valon Ahmedin.

Drejtuesit e klubit dhe mesfushori ofenziv kanë gjetur akordin për bashkëpunim në 3.5 vitet e ardhshme dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e kuqezinjëve”.

“Valon Ahmedi në Tetovë vjen nga kampionati kroat ku u paraqit me Inter Zapreshiq. Paraprakisht ka luajtur me Ironi Kiryat Shmona të Izraelit, Mariborin dhe Celjen në Slloveni, si dhe me F.C. Südtirol të Italisë ku në vitin 2012 nisi karrierën si profesionist.

Kërçovari regjistron dy paraqitje me kombëtaren A të Shqipërisë, pasi paraprakisht është paraqitur me gjeneratat U21 dhe U19 të kuqezinjëve“- ndër të tjera zyrtarja e klubit tetovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!