Bakaj te kampionët bjellorusisë…

Pas 13 viteve dominim të Bate Borisov, Dinamo Brest në Bjellorusi, arriti të fitojë titullin kampion gjatë nëntorit të shkuar.

Kjo ka bërë që klubi të hedhë veshtrimin te përforcimet për edicionin e ri duke tentuar lojtarë të huaj dhe vendas.

Njëri prej tyre është edhe Elis Bakaj. Tiranasi 32 vjeçar, ishte pjesë e Shaktjor Soligorsk po në Bjellorusi.

Klubi e ka zyrtarizuar si përforcim të radhës teksa Bakaj ka nënshkruar për dy vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!