Gashi kthehet te klubi zvicerian…

Te Aarau në Ligën e Dytë zviceriane shkon Shkelzen Gashi. Ish- futbollisti i Kombëtares kuqezi, prej 4 edicionëve, garoi në MLS amerikane me Koloradon teksa nga sot ka firmosur deri në 2023 me klubin e ri.

Për Gashin 31 vjeçar, nuk është hera e parë me klubin e mes tabeles së divizionit të dytë në Zvicër. Sulmuesi ka veshur këtë fanelë edhe gjatë sezonit 2010-11 dhe 2011-12.

Te Aarau, Shkelzen Gashi do të gjejë të tjerë futbollistë me origjinë shqiptare. Janë tre kosovarët Donat Rrudhani, Liridon Balaj dhe Gzim Pepsi. Të tre lojtarët i përkasin moshës 20 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!