Mane te Reali, Abumejang drejt Interit ose… Barcelonës

Sadio Mane meritoi golin e vitit ndaj Bajernit të Mynihut, por sulmuesi i Liverpul, duket se ka rënë së fundi në radarët e Real Madrid.

Me idenë e largimit të Bejl dhe Rodriguez, madrilenët, po lëvizin me shpejtësi për senegalezin 27 vjeçar.

Gjithësesi, afrimi i Takumo Minamino një ditë më parë, mund ti shtyjë kampionët e europës drejt tratativës në fjalë.

Ndërkaq, ‘Daily Mirror’, hedh dorashkën me një tjetër lajm bombastik. Sipas prestigjiozes, edhe sulmuesi i Arsenalit Abumejang, pritet të shkojë te Interi ose Barcelona gjatë verës.

Ish- sulmuesi i Dortmund, e ka konfirmuar divorcin në fund të edicionit me ‘topçinjtë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!