David Moyes rimerr Uest Ham-in

Te klubi Uest Ham në Premier Ligë, konfirmojnë se David Moyes është rikthyer në klub si menaxher i ekipit të parë.

Moyes ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore dhe fillon punën menjëherë përpara ndeshjes me Bournemouth në Londër.

Drejtori David Sullivan tha: “David dëshmoi në kohën e tij të shkurtër me klubin se ai ishte i aftë të merrte rezultate dhe ne besojmë se ai do të fillojë të lëvizë edhe një herë skuadrën në drejtimin e duhur.

Ne jemi të lumtur që e mirëpresim Davidin përsëri. E njeh mirë klubin. Ndërtoi marrëdhënie të forta gjatë asaj kohe që ishte me ne. Vendimtare për punën që do bëhet duke shkuar përpara.”

Është përrallore të kthehesh. Ndihem shumë krenar që jam përsëri këtu në Uest Ham’– tha shkurt Mojes.

Moyes e drejtoi fillimisht skuadrën londineze në nëntor 2017 deri në maj 2018. Kontrata e re e skocezit, vjen pas shkarkimit të Pelegrinit dy ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!