Barcelona mban ‘lidhur’ Vidal e Rakitiç…
Ivan Rakitiç dhe Arturo Vidal më kot kërkohen nga ekipe të mëdha në Europë. Barcelona ka njoftuar, se nuk ka ndërmend t’i shesë në janar.
Raportimet e fundit nga klubi blaugrana, theksojnë se të dy futbollistët, mund të largohen gjatë verës dhe se i vetmi futbollist që mund të iki që tani, është Alena.
Për lojtarin ka trokitur Betis Sevilje. Vidal një mik i Antonio Kontes, nuk lëviz. Ashtu sikundër edhe kroati Rakitiç.
Ky i fundit, ka ngritur tonet muajt e fundit te drejtuesit katalanas por javët qëpasuan dhe integrimi në formacion, e ka bërë mesfushorin të ndryshojë mendim.