Flamurtari degdiset pafund, Teuta ecën me ‘martin-el’
Kategoria Superiore, java e 17-të: Flamurtari- Teuta 1-3 (Ribaj 90’/ E. Vila 33′,47′, Kallaku 66′ )
Për shkak të motit me shi, sot Flamurtari- Teuta nisi në minuën e 8-të. Aty ku dhe u ndrëpre dje. Ndeshja e fundit kalendarike e vitit, u shoqërua me sulme të dyanëshme ndërsa Flamurtari në minutën e 27-të, i afrohet golit të parë.
Në të 33-tën,vjen një aksion i Kallakut, përfunduar me një gjuatje të fortë, top i kthyer dhe Emiliano Vila e kalon në rrjetë.
Fraksioni i dytë nis me të njejtën fizionomi. Sërish Teuta dhe Emiiano Vila në gol. Aksioni i Avdylit nga e majta, pasi i përpiktë në zonën e vogël dhe Vila që e ndal në rrjetë.
Tenton Flamurtari të rihapë takimin por përpara Frashërit, sulmuesit vendas e kanë shumë të vështirë për të konkretizuar. Nëse kuqezinjtë nuk kanë kualitete të duhura, në anën tjetër është Kallaku që jep leksion goli me një predhë nga jashtë zone.
Regjistrohet në minutën e 66. Numri 10-të udhëheq topin ndërsa mes alternativave për të pasuar apo goditur, zgjedh të dytën me topin që pushon në këndin e djathtë të Moçkës.
Në fund, Andi Ribaj për vlonjatët, realizon një tjetër gol të shkëlqyer, por këtë radhë, goli vlen vetëm për statistikë.
Flamurtari i destinuar të ‘zbresë’, ndërsa Teuta duket se me Martinin në timon, ka gjetur marshin e duhur për tu ngjitur lart.