Zyrtare: Ançeloti deri në 2024 te Everton…

Tani është zyrtare: Karlo Ançeloti, merr Evertonin në Premier League.

Klubi nga Liverpuli e pati paralajmëruar me kohë akordin me italianin 60 vjeçar por në mes ishin disa detaje të vogla nga kontrata me takinkun e shkarkuar pak javë më parë nga Napoli.

Trajneri i ri i Evertonit ka fituar në karierë 20 tituj në 4 kampionate të ndryshme.

Mbi të gjitha tri trofetë në Champions League, duket se kanë bindur drejtuesit që të firmosin një kontratë për 4 vite e gjysmë me mjeshtrin e pankinave.

Puna e re e Karlos, shkon deri në fund të sezonit 2023-24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!