Arteta-Arsenal, dy ‘A’ për kthesën…

Sikundër u bë publike dje, Mikel Arteta, sot u zyrtarizua te Arsenali.
Në krye të topçinjve nga sot, është emëruar ndihmësi i Guardiolës te Mançester Siti.

Arsenali nuk e ka harruar kontributin e spanjollit si futbollist në të shkuarën, ndërsa më pas, pasi e ka ndjekur në fushën e trajningut, më në fund ka besuar te cilësitë e ish- mesfushorit bask.

Arsenali është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Duhet të konkurojmë për trofe të rëndësishëm dhe kjo më është bërë e qartë edhe nga drejtuesit.

Të gjithë e dimë se ka shumë punë për t’u bërë, por kam besim. Jam realist dhe e di se kjo nuk ndodh brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë cilësi” –tha Artetai cili ka firmosur për më shumë se tre edicione me Arsenalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!