Fiorentina shkarkon Montelën…

Vinçenco Montela shkarkohet nga roli i trajnerit te Fiorentina.

Pas humbjes me Romën mbrëmë 1-4, trajneri i vjollcëve Vinçenco Montela sot në mengjez largohet nga stoli i Fiores.

Lajmin e ka konfirmuar klubi në zyrtaren e tij në rrjete, duke konfirmuar atë që u fol mbrëmë fill pas dështimit me skuadrën romake të Romës.

Presidenti Komiso, ndërsa gjatë verës mori timonin e klubit, e pati në pikëpyetje ish- sulmuesin e njohur por pasi afroi Riberi dhe mbajti larg tregut Kiezën, vendosi ti japë besim edhe 45 vjeçarit.

Nuk ka mbajtur dot më tej dhe sot e largoi nga menaxhimi teknik i skuadrës.

Xhuzepe Iakini pritet të marrë timonin për 6 muaj,teksa gjatë verës mund të afrohet njëri mes Spaletit ose Emeri. Së paku kështu aludon media pranë bordit drejtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!