Lacio fiton Superkupën e Italisë

Superkupa e Italisë në Arabinë Saudite: Juventus- Lacio 1-3

Lacio e Tares dhe Strakoshës fiton Superkupën e Italisë. Dueli Juventus- Lacio, u luajt sot në Riad të Arabisë Saudite duke përmbushur pritshmëritë jo vetëm në lojë e gola por dhe në marketing.

Starti i takimit, dhuroi avantazhin e ‘çelestëve’, teksa në të 16-tën, shënuan golin e parë me Luis Alberton.

Përgjigja se bardhezinjëve ishte e shpejtë por barazmi me Dibala, do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë.

Goditja e fortë e Ronaldos ndalet nga Strakosha por më pas argjentinasi nga pranë shtyn për 1-1.

Në pjesën e dytë, lazialët shënojnë dhe 2 herë të teja duke koleksionuar Superkupën e radhës dhe të 5-tën në histori.

Luliç në të 74-tën dhe Kataldi në të 94-tën, autorët e golave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!