Liverpul afron sulmuesin e Salsburgut…

Takumi Minamino është lojtari më i ri i Liverpulit. Edhe pse kampionët e Europës janë në Doha, teksa të shtunën do të luajnë finalen e Kupës së Botës për Klube me Flamengon, puna intensive te Reds-at, nuk ndalet.

Japonezi pritet të vihet në dispozicion të Jurgen Klop që nga 1 janari.
Operacioni për sulmuesin, kapi shifrën e 7.5 milionë eurove, aq sa ishte klauzola e tij e lirimit nga kampionët e Austrisë.

Sulmuesi 24 vjeçar pas aktivizimit paraprak me Osaka në Japoni, iu bashkua Salsburgut në Austri, ndërsa prej 2015-tës, ishte pjesë aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!