Everton, kontakte me Ançelotin…

ASCII

Ashtu siç dhe ‘Sporti im.al’ ka njoftuar, Karlo Ançeloti shihet gjithnjë e më pranë një pankine angleze.

Siç raporton ‘Sky Sport’, ka patur bisedime intensive me skuadrën e Evertonit e cila pas shkarkimit të Marko Silvës, gjendet pa një menaxher.

Ekipi nga Liverpuli po drejtohet provizorisht nga Dunkan Ferguson që nga ana e tij, ka pranuar një zgjidhje të tillë.

Everton pas 17 javëve pozicionohet në vendin e 16-të,çka do të thotë se aktualisht, është tri pikë më lart se zona e rënjes.

Ançeloti 60 vjeç, u shkarkua javën e kaluar nga Napoli, ndërsa aventura eventuale në Premier, do përkthehej në një rikthim në ishull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!