Ja 8 finalistët e parë të Champions…

Mbrëmjen e sotme, 4 grupe zhvilluan ndeshjet e fundit dhe përcaktuan edhe 8 ekipet finaliste, që do të vazhdojnë garën për fitimin e trofeut të Champions League. Nuk munguan surprizat, ku spikat eliminimi i Ajaksit të Amsterdamit, i cili humbi 0-1 në fushën e tij ndaj spanjolëve të Valencias, duke mbetur jashtë finaleve të këtij kompeticioni. Ekipet e renditura të tretat në secilin grup, do të kalojnë në garën për trofeun Europa League.

Ja përfundimet e ndeshjeve të zhvilluara sonte dhe renditjet në çdo grup (me kapitale janë skuadrat e kualifikuara për në 1/16 finaleve):

Grupi E

Napoli – Genk 4-0

Salsburg – Liverpul 0-2

Renditja: LIVERPUL 13 pikë, NAPOLI 12, Salsburg 7, Genk 1 pikë.

Grupi F

Inter – Barcelona 1-2

Dortmund – Slavia Pragë 2-1

Renditja: BARCELONA 12 pikë, DORTMUND 10, Inter 7, Sllavia Pragë 2 pikë

Grupi G

Lion – Leipsig 2-2

Benfika – Zenit 3-0

Renditja: LEIPSIG 11 pikë, LION 8, Zenit 7, Benfika 7 pikë

Grupi H

Ajaks – Valencia 0-1

Çelsi – Lilë 2-1

Renditja: VALENCIA 11 pikë, ÇELSI 11, Ajaks 10, Lilë 1 pikë

Nesër do të luhen edhe 8 ndeshjet e tjera në grupet A, B, C dhe D, nga ku do të përcaktohen edhe 8 skuadrat e tjera, që do të plotësojnë grupin prej 16 finalistëve që do të vazhdojnë konkurrimin për fitimin e Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!