Dinamo pa trajner, largohet Manzoni

‘Tekniku italian ndërpret mardhëniet me klubin blu, pas vetëm 1 muaji në krye të stolit dinamovit për arsye familjare.
F.K. Dinamo e falenderon për bashkëpunimin dhe i uron suksese në vazhdim!’.
Ky është njoftimi zyrtar i klubit të famshëm kryeqytetas që prej disa edicionesh po degdiset në inferiore.
Mauro Manzoni erdhi në timon të bluve si zgjedhje e presidencës italiane por pa arritur të bëjë asgjë më mirë se Allmuça i larguar.
Ndërkaq te klubi i Dinamos duket se do besojnë shkollës italiane. Me gjasë pasuesi i Manzonit do jetë një tjetër italain.
