Wembley rrit kapacitetin, 67 500 të pranishëm në finale

Alarm nga një tufë insektesh (milingona fluturuese) që pritet të shqetësojnë gjatë ndeshjes finale në Wembley. Ka dhe shi.

UEFA ka siguruar të dhënat zyrtare për tifozët që do të jenë të pranishëm sonte në Wembley për finalen e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë.

Shumica e tifozëve i përkasin vendasëve të ‘Tre Luanëve’. Ata do të jenë të shumtë të pranishëm, duke pasur parasysh shifrat; 58,000 spektatorë anglezë ndaj 6,619 italianë, për një kapacitet total sonte që do të arrijë 67,500 mbështetës në tribuna.

Shifra bazohet në informacionin në të dhënat e siguruara nga përdoruesit kur regjistrohen në portalin e biletave të UEFA-s.

Ndërkaq, përveç shiut, një alarm real sipas Guardian, është kërcënimi një tufë insektesh, milingonat fluturuese për të qenë të saktë.

Studiuesit po monitorojnë lëvizjet e tyre nga radari: ata tashmë janë vendosur në Anglinë jug-lindore dhe po drejtohen për në Londër. Ekziston frika, lojtarët dhe tifozët mund të shqetësohen nga tufa e insekteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!