Kuadrado ndez tifozët bardhezi me…Pogbanë

‘Sa bukur të shoh përsëri, ‘panita’ ime ”. Ky është postimi, i plotë shoqëruar me fotografi të Paul Pogbasë, nga Huan Kuadrado në Istagram.
Të dy ish-shokët e skuadrës së Juves, sfiduan njëri-tjetrin në një ndeshje bamirësie të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, dhe menjëherë tifozët Juventus nisën komente të shumta.
Madje duke i kërkuar kolumbianit të bindë francezin për t’u kthyer në Torino.
Juve dhe Mançester Junajtid, do të takohen së shpejti për të folur për Mandzukiç. Kush e di, nëse do flitet edhe për mesfushorin transalpin…