Luiza Gega: ‘Ky trofeu i karierës…’
Sot në Presidencë në orën12:00, Kampionia absolute Shqiptare në Atletikë Luiza Gega mori zyrtarisht titullin ‘Mjeshtër i Madh’.
Titullin e lartë, kampiones së vrapimëve 800, 1500 dhe 3000 m, ia dorzoi vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.
Në këtë ceremoni përpos presidentit të Atletikës Gjergj Ruli, sekretarit Nikolin Dionisi, trajnerit të Gegës, Taulant Stërmasi, asistuan shumë personalitete të sportit, familjarë të sporistes, gazetarë.
Në fjalën e saj, Gega e quajti dekorimin nga Meta, si ndër trofetë më të mëdhenj në karierë.