Pas Napolit, edhe Juve drejt …Haland

Sulmuesi 19 vjeçar Erling Haland, kthehet në gjahun e skuadrave italiane. Pasi u pikas nga Napoli, sot Juventus del në skenë dhe nis të flasë për të shkuarën dhe aktualitetin e talentit të Salsburgut.

Norvegjezi pjesë e Moldes në të shkuarën, ishte në Laç verën e 2018-ës ndërsa me teknikun Solskjaer dhe pjesën tjetër të skuadrës, udhëhoqën Molden drejt fitores 0-2 ndaj Laçit për turin e parë eliminator në Europa League.

Sakaq, Paratiçi drejtori sportiv i Juves, thotë se Haland, do kishte ardhur me 5 milion euro në sezon kur ishte te Molde, mirpo fakti që Haland nuk kishte të garantuara minutat në formacion, bëri që lojtari i kombëtares vikinge, ti bashkohej Salsburgut.

Agjenti, Mino Raiola ka nisur negociatat. Duket se vlera e lojtarit pas shpërthimit te austriakët, ka shkuar deri në 80 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!