Dueli në fund, Vushtrria dhe Flamurtari detyrën…

Ipko java e 15-të: Vushtrria- Ferizaj 3-1, Dukagjini- Flamurtari (Kos) 1-2

Vushtrria pas humbjes në shtëpi 1-3 katër ditë më parë me Gjilanin, sot kthehet të fitojë me të njëjtin rezultat ndaj Ferizajt.

Përballë kundërshatrit direkt për mbijetesë, debutuesit e Ipko-s, triumfuan në  ‘Ferki Aliu’ 3-1 duke u barazuar në  pikë pikërisht me skuadrën e Ferizajt.

Ndeshja tjetër e javës  së 15-të  mes Dukagjinit dhe Flamurtarit të Prishtinës, shkoi në favor të kryeqytetasëve në shifrat 1-2.

Takimi në  ‘18 qershori’  pa vendasit në avantazh pas realizimit nga pika e bardhë me Milicaj por më pas Kelmendi (Pen) dhe Begolli, përmbysen shifrat duke nxjerrë fitues skuadrën e presidentit Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!