Prishtina shtang Llapin, paqe mes ‘kampionëve’

Ipko, java e 15-të: Llapi-Prishtina 1-4, Feronikeli- Drita 0-0.
Krasniqi, Haliti, Ahmed Januzi dhe Vitija, ishin autorët e golave për Prishtinën në transfertën e sotme ndal Llapit për llogari të Ipko Superligës së Kosovës.
Për javën e 15-të, ky çift pritej të ishte më i luftuar por vetëm një gol i vendasëve me Selmanin në të 75-tën, fare pak përballë pokërit të skuadrës së Dallkut.
Tekniku tha pas takimit, se e gëzon fakti që skuadra ka konkretizuar shumë raste duke saktësuar se Prishtina e tij, e ka domninuar totalisht takimin.
Në takimin tjetër mes Feronikelit dhe Dritës së Gjilanit, nuk pati gola. Në ‘Rexhep Rexhepi’, edhe pse kampionët e drejtuar nga Agim Sopi, u panë më kërkues, formacioni i Dritës, u pa i vendosur për të ruajtur të paprekur portën.
Pas ndeshjes, Sopi pranoi se përballë skuadrës nga Drenasi, ishte një grup mjaft i fortë si Drita e Nuhiut.