Spanja e kualifikuar, ftohet Dani Olmo…

sportiim2

Trajneri i Spanjës Robert Moreno, në prag të dy takimeve kualifikuese në grup për Euro 2020, me Maltën dhe Rumaninë (15 dhe 18 nëntor), ka bërë publike listën me 23 futbollistë.

Federata Spanjolle i ka dhënë mundësi Morenos të shpallë listën në një ambient larg zyrave teksa nga muzeu i Prados, tekniku ka deklaruar lojtarët e ‘furive të kuqe’.

Spanja është kualifikuar ndërsa në 2 takimet e mbetura në Grupin F kërkon të gjenerojë futbollistë të rinj. Spikat Dani Olmo i cili luan me Dinamon e Zagrebit në Kroaci. Nuk ka ftesë për talentin 16 vjeçar Ansu Fati që duhet të presë.

Lista:

Porterë: De Gea, Kepa, Pau Lopez

Mbrojtës: Gaya, Bernat, Karvajal, Navas, Albiol, Í. Martínez, Ramos, Pau Torres

Mesfushorë: Buskets, Tiago, Rodri, Saul, Kazorla, Fabian

Sulmues: Rodrigo, Oyarzabal, Alkaser, G. Moreno, Olmo dhe Morata.

?>