Tirana- Vllaznia, Jonuz tekniku që rrezikon pankinën?

Në 2017-tën Vllaznia- Tirana ishin në ndeshjën e jetës në “Loro Boriçi”. Shtyrë nga pikët në tabelë javën e fundit, njëra nga dy skuadrat do t’i shoshte lamtumirë Superiores.

Impianti në kapacitete maksimale dhe Armand Cungu asokohe në krye të Vllaznisë, me të tijtë, bëri ndeshjen e jetës duke marrë pikën shpëtimtare.

Sot në ‘Selman Stërmasi”, (18:00) tjetër histori. Tirana kërkon revansh për të mbetur në krye aty ku objektivi në prag të 100 vjetorit të klubit, lidhet me titullin.

Në anën tjetër shkodranët që kanë nisur të luhaten e të zbrësin te shkallët e ftohta të renditjes. Mirsad Jonuz, shfaqet nervoz dhe ndaj Bylis, tregoi anë ndryshe karakteri, teksa deri dje, nuk ishin evidentuar te ai.

Pasoja: I pezulluar nga Disiplina me dy ndeshje larg pankinës. Por sot, skuadra shkodrane duhet të mendojë edhe për teknikun.

Një humbje tjetër në kryeqytet, mund ta vendosë trajnerin Jonuz në vijën e parë të shkarkimit të një tekniku të Superiores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!