Arsenali i heq spaletat Xhakës…
Granit Xhaka nuk do të jetë kapiteni i Arsenalit. Lajmin vjen nga Anglia dhe vendimin për t’ja hequr shiritin mesfushorit shqiptar, e ka marrë tekniku Emeri.
Situata kaotike pas takimit me Kristal Palasë, teksa Xhaka u përfshi në betejë me tifozë të caktuar, e ka detyruar trajnerin e topçinjëve të marrë këtë masë ndëshkimore.
Menjëherë vjen edhe zevendësuesi, ai do të jetë sulmuesi Abumejang.
Pritet që Xhaka ta pranojë vendimin, ndërkohë që pas këtyre zhvillimëve, Granit Xhaka, mund të kërkojë largimin që në janar nga Arsenali.