Selta në krizë, shkarkon gjithë stafin teknik…

Katër humbje radhazi dhe zona e rënjes në La Liga, i kanë kushtuar pankinën teknikut Eskriba dhe gjithë stafit teknik të Selta Vigos në kampionatin e Spanjës.

Klubi pas humbjes së sotme me Getafen në shtëpi 0-1, klubi ka zyrtarizuar lajmin:

Fran Eskriba dhe stafi i tij teknik i Selta Vigos nuk do të vazhdojnë të drejtojnë stolin e RC Selta.

Klubi dëshiron të përcjellë falënderimet e tij të sinqerta, si për trajnerin valencian ashtu edhe për bashkëpunëtorët e tij për punën, profesionalizmin dhe përpjekjen e demonstruara gjatë kohës së tyre në RC Celta.

RC Selta i uron Fran Eskriba-s dhe ndihmësve të tij sukses në të ardhmen, si profesionalisht ashtu edhe personalisht’-.thotë njoftimi i klubit iberik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!