‘Rebelët’ ikin para kohe nga ‘Bernabeu’

Garet Bejl dhe Hames Rodríguez, si lojtarë të pa grumbulluar, u është kërkuar nga klubi të ishin në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’ për të ndjekur ndeshjen e ekipit të tyre kundër Betis.

Por asnjëri prej tyre nuk priti bilbilin e fundit për të dalë nga stadiumi. Të dy lojtarët u larguan dhjetë minuta para se Sançez Martinez të sinjalizonte përfundimin e ndeshjes që u mbyll 0-0.

Takimi përfundoi në të 96-tën minutë teksa Bejl, pa vetëm 84′, sepse në atë minutë ai u largua nga stadiumi.

Pas tij edhe Hames Rodriguez la impiantin në të 86-tën. Priten ndëshkime pasi gjithçka është monitoruar nga klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!