Mile, aventura e re mbi ‘Tomor’

Kristaq Mile, trajneri i njohur beratas, rimerr timonin e Tomorit. Kalvari i problemeve me skuadrën që ka bërë histori në futbollin shqiptar, nuk ka të sosur.

Pasi e degdisën në Kategori të Dytë, në start të edicionit, beratasit u kushtëzuan për të afruar në skuadër lojtarë jashtë Qarkut (!).

Ndërkaq, pas rezulateve jo të mira Tomori ka lëvizur dy herë trajnerin.
Marjol Miho, iku për shkak të rregullores bashkë me lojtarët jabanxhinj, teksa Droboniku bën të njejtën gjë.

Me 4 pikë në tri ndeshje, largohet nga drejtimi. Radha e Miles. Eksperienca e madhe e 61 vjeçarit, pritet të ndihmojë skuadrën beratase. Ku e ‘merr’…nevoja për Tomorin ‘superior’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!