Risi në Holandë, VAR-i shpjegon …publikun

Revolucioni vjen nga Holanda. Nga kjo javë, Eredivisie njoftoi në kanalet e saj zyrtare, se zgjedhjet e VAR, do të shpjegohen direkt në stadium.
Pas ndërhyrjes së gjyqtarëve për të riparë aksionet, gola, pozicione jashtë loje etj, vëzhguesit e VAR, do të shpjegojnë vendimin e marrë nga gjyqtari me ndihmën e teknologjisë në mënyrë të menjëherëshme.
Në Eredivisie, publiku dëshiron të informohet dhe disa herë ata nuk e kanë kuptuar pse duhej përdorur VAR-i. Kjo ka bërë që kampionati Holandëez të vijë me këtë risi.