Prosineçki në siklet, gati dorëheqja…
Trajneri i Bosnjë-Hercegovinës Robert Procineçki, në fije të perit. Kualifikueset e ‘Euro 2020’, rezultuan zhgënjyese për skuadrën dhe vetë teknikun 50 vjeçar që në aeroportin e Sarajavës, ka bërë disa deklarata ‘divorci’.
Fjalët e Robert Prosinecki për ‘Tv N1 Sarajevo’ menjëherë pas kthimit nga Greqa, ndërsa skuadra e tij, u mund 2-1 nga helenët, ka deklaruar se është gati të flaës dhe të marrë vendime për të ardhmen e tij në krye të Bosnje-Hercegovinës.
Skuadra që kroati i lindur në Gjermani e drejton që nga 2018-ta, është 99% jashtë europianit të adhëshëm, teksa renditet 5 pikë larg vendit të dytë të Grupit J që mbahet nga Finlanda.
‘Nuk e di se çfarë shkoi keq. Unë do të flas me Elvedin Begiç dhe do të shohim se çfarë ndodh më pas’-Prosineçki.