Partizani, kualifikimi historik në volejboll
Liga e kampioneve, Volejboll femra: Bimal Jedinstvo BRCKO –Partizani 2-3 (3-1 e vajtjes për Partizanin)
Pasi ka mësuar lajmin e hidhur ditën e sotme, të ndarjes nga jeta të një legjende të kuqe si Miço Papadhopulli, klubi i Partizanit ka edhe lajme sportive shumë të mira. Ata shkruajnë:
‘Kampionet e Partizanit në volejboll për femra kanë arritur të sigurojnë një kualifikim historik në Ligën e Kampioneve, në turin e dytë të këtij kompeticioni.
Vajzat e drejtuara nga trajneri Nejat Sancak kanë siguruar sot kualifikimin ndaj boshnjakeve ZOK Bimal-Jedinstvo‘-njofton klubi kuq në rrjete.