Shqipëria në histori, 4 gola në transfertë, Kosova madhështore në ..derbi


Euro 2020: Shqipëri ‘ndryshe’ në Kishiniev 4 gola dhe tre debutime, Reja një ‘supermen’. Kovsovë brilante, dy gola Malit të Zi dhe mbetet në garë. Ukraina e Shevçenkos, zyrtaisht e kualifikuar. Ronaldo ngushëllohet me golin e 700-të në karierë...

Shqipëria në agoni pas asaj humbje të pamerituar 4 ditë më parë në Turqi (1-0 min 90’), ndërsa ka humbur shansin për tu kualifikuar në grup, gjen motiv për të mundur keqazi Moldavinë në Kishiniev 0-4.

Tekniku Reja  në këtë takim, ka bërë disa ndryshime të vogla teksa shiritin e kapitenit ia ka dhënë Abrashit, ndërkohë që debutoi Lorec Trashi. Edhe konfirmimi i Strakoshës në portë, strategji e mirëmenduar e 74 vjeçarit.

Loja nis nën diktatin kuqezi me Cikalleshin i cili në 22-tën kalon përpara Shqipërinë me një gol ‘ballor’. Pas pak minutave vjen i dyti. Kësaj radhe një top i vertikalizuar mjeshtërisht nga Gjasula për Baren, kontrollin e keq të portierit Koçelev, dhe mesfushori fierak, i dërgon në 2 golat për Shqipërinë.

Historia nuk mbaron këtu pasi Trashi në të 40-tën, duhet të mos presë gjatë për të konkluduar debutimin magjik me një gjuajtje të fortë. Topi shkon andej nga ka mësuar ‘rrugën”, 0-3.

E dyta sërish nën diktatin kuqezi. Lojë e kontrolluar të gjithë hapësirën dhe në fund goli i 4-ët me klas nga Manaj. Për tu evidentuar, debutimi i dy talenteve në minutat e fundit të Kumbullës dhe Selahit. Edhe Reja me risi, teksa stratgu i këtij grupi lojtarësh ndëshkohet me karton të verdhë. Radha e dy shtëpiakëve me Andorrën dhe Francën…

Në ‘Fadil  Vokrri’ , dardanët patën një ‘finale’ me Malin e Zi. Për të mbajtur lart moralin dhe tentuar të kapin vendin e dytë në grupin A.

E nis disi turbull por pas pak minutave skuadra e Shaland, merr veten dhe nis të kërcënojë seriozisht portën e fqinjëve perendimorë.

Shpërblimi nuk vonon teksa Rrahmani në të 10-tën, teksa në shkallë ende duartrokitej për Vokrrin (traditë tashmë, në minutën e 9-të, legjenda Fadil Vokrri, ndarë nga jeta përkujtohet me respekt) godet me kokë dhe 1-0.

 Por Kosova nuk ndrron ‘mendje”. Sulmon dhe duke parë pasigurinë e mbrojtjes mike me porterin Petkoviç, shtyn furishëm.

Goli i dytë është i Muriqit, lojtarit më të kërkuar nga radhët e kosovarëve në klubet elitare të europës. Ishte e 34-rta. Me Kosovën që kryeson 2-0. Por aq. Sepse minutat në vijim deri në vërshëllimen e fundit të gjyqtarit, nuk sollën asnjë gol tjetër. Kosova bën detyrën dhe ngjitet e dhe tri pikë në klasifikim.

Të tjerat: Islandë- Andorrë 2-0, Francë- Turqi 1-1, Lituani-Serbi 1-2,Bullgari- Angli 0-6 dhe superndeshja Ukrainë- Portugali 2-1. Ukrainasit presin biletën kualifikuese, ndërsa Kristiano Ronaldo me penallti kap shifren historike të 700 golave me kombëtarën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!