Korabi thërret, synojmë Superiorën…

Nga: Fatmir Zhuzhi

Pjesë e stafit teknik të Korabit që në Janar 2018, së bashku me trajnerët Dorjan Bubeqi, Besnik Beqiri dhe Alfred Koka, Donald Mëziu thotë se skuadrën e Korabit, e kanë marrë në parametra të ulët. Misioni, rikthimi në nivele të larta me pretendim Superiorën. Në një prononcim për ‘Sportiim.al‘, shefi i klubit, thotë se tashmë Korabi është realiteti i Grupit A dhe se deri në fund, do tentojnë vendin e parë.

Pas peripecive në dy ediconet e kaluara, sezoni 2019-2020 rezervon objektiv tjetër dhe momentalisht jemi në rrugën e duhur, ndërsa pas 4 javëve jemi në krye të Grupit A.Thjesht, tregues i potencialit, punës serioze që bëhët te klubi. Edhe pse rruga do të jetë më e vështirë, ne premtojmë se do të jemi një kockë e fortë deri në fund.

Me objektivin në epiqendër, në familjen e madhe “Korabi” ka 6 futbollistë vendas të cilët ndërthurur me pjesën tjetër, I kanë dhënë shkëlqim ecurisë së këtyre javëve. E radhës për Korabin do të jetë transferta e Burrelit.Koha pushim për dy javë, do na japë impulse të duhura për ta mirëpërgatitur këtë takim derbi”- Mëziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!