Dinamo ‘italiane’, Manzoni trajneri i ri…
Ajo që lajmëroi ‘Sportiim.al’, tre javë më parë për afrimin e sopnsorëve italianë te Dinamo duket se ngjau. Është vetë klubi i famshëm shqiptar që ka postuar në rrjete emërimin e trajnerit të ri të bluve Mauro Manzoni.
Starti i kampionatit për Dinamon e lënë në errësirë prej vitesh, ka qënë tejet i veshtirë. Iku Igli Allmuça, tekniku që së bashku me ndihmësin Julian Brahja, dhnë shumë nga vetja për ta mbajtur emrin dhe këtë pjesë të ‘pazëllit’ blu në nivele kon kuruese.
Ardhja e italianëve, me të kaluar drejtimi e menaxhimi në futboll, pritet ti japë një tjetër impuls klubit dinamovit. Në rrjete, klubi i Dinamos ka publikuar lëvizjen në pankinë.