Derbi vishet i ‘kuq’, Tirana bie në pak minuta…

Tirana-Partizani 1-2  (Hasani 79’ / Kordeiro 28’, Solomon 34’)

Derbi nuk është për ‘Tiranën’. Prej disa edicionëve skuadra bardheblu thyhet nga rivali i përjetëshëm Partizani duke bërë që takmiet mes tyre, të kenë vetëm një sens- suksesin e kampionëve në fuqi, Partizanit.

Sot më shumë se kurrë, skuadra e Memës dhe tifozeria në shkallët e ‘Selman Stërmasit”, prisinin fitorën ose së paku një barazim. Fakte për t’a pretenduar kishte plot, teksa Tirana gjëndej disa pikë më lart në rënditje dhe përbërja e saj ka njohur afrime cilësore gjatë verës.

Nga ana tjetër Partizani në një moment krize aq sa dhe pozicioni i teknikut italian, ishte vënë në rrezik.

 Loja nisi me Tiranën këmbëngulëse. Të mbështetur nga afro 10 mijë vetë, bardheblutë ushtrojnë presion për gati 30 minuta duke krijuar raste dhe afruar disa herë golit.

Por në daljen e parë të vërtetë, Partizani ndëshkon. Një sulm i shpejtë nga e djathta me topin që mbrrin te Kordiero, i cili në pak sekonda bën lëmsh qëndrën e mbrojtjes vendase dhe me një të majtë klasike, e dërgon topin në kahun e majtë të Likës. Minuta e 28-të dhe 0-1.

Nuk besojnë bardheblutë por më e keqja për ta, do vijë shumë shpejt. Në të 34-tën, sërish nga linja e djathtë vjen një harkim i lartë në zonë ndërsa Solomon, godet me kokë nga afro 10 m për të gjetur të papërgatitur Likën. Topi pushon për herë të dytë në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, loja nuk ka ritmin e 45 minutave të parë por gjithsesi është Tirana që mban kontrollin e topit duke mos arritur të rrezikojë seriozisht Hoxhën.

Në fakt, ndrrimet e Memës japin freski. Me kohën që shtyn, edhe Tirana bëhët më kërkuese. Një goditje nga e majta, prekjen e Hoxhallarit me kokë dhe te shtylla e dytë, Edon Hasani që gjen golin e shpresës.

Është e 79-ta teksa shifrat fiksohen 1-2. Minutat në vijim sërish janë nën kontrollin bardheblu por Kobina e sidomos Ngo, nuk janë në gjëndje të bëjnë të ‘thjeshtën’, të shënojnë.

Pas 5 minutave shtesë, Kridens Meta, jep sinjalin e fundit me Partizanin që fiton derbin në shifra 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!