Halili, nesër vendime…

Të gjithë në kampin e Tiranës kanë dëshiruar fort fitoren sot në derbi me Partizanin. Një qytet i tërë i derdhur në ‘Selman Starmasi” për të përjetuar emocione.

Ai që e ka dëshiruar më së shumëti, pa dyshim presidenti bardheblu Refik Halili.

Kreu i klubit më të titulluar në vënd, e di mirë se sa peshon një humbje e tillë në një kohë që u duk se klubi, kishte fituar jo vetëm terren në klasifikim por dhe tifozët.

Pas takimit, Refik Halili ka folur nxehtë. Sipas numrit 1 të Tiranës, kjo ndeshje do kalojë deomos në sitë. Që nesër.

Nesër do të mblidhemi dhe të bëjmë analizën e ndeshjes. Atë që ndodhi sot në fushë, do ta rishohim nesër. A do të ketë ndryshime në staf? Të shohim, çfarë nuk bën vaki”, -tha Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!