Teuta merr kreun, Bylis dhe Vllaznia fitore ‘La Lige’

Java e gjashtë e Superiores prodhon shifra dhe rezultate surprizë. Bylis dhe Teuta, ndajnë kreun, shkëlqen Vllaznia.

Vllaznia-Skënderbeu 4-0, Bylis-Flamurtari 5-0, Teuta- Kukësi 1-0, Luftetari- Laçi 1-1

Në “Loro Boriçi” ka festë. Vllaznia e madhe e dikurshme, ka ‘zbritur’ në fushë. Shkodranët në sfidën me Skënderbeun, kanë shpartalluar në të gjitha drejtimet ekipin e Ilir Dajës duke i dhënë permasa të jashtëzakonshme suksesit të tyre me 4 gola.

Me dy të tillë, nga pika e bardhë e penalltisë Gilman Lika dhe më pas Zogaj e Gonçalves në minuten e 94-të, fundosin korçarët në këtë javë të 6-të.

Në ‘Niko Dovana”, Teuta dhe Shkëmbi, mundin Kukësin e shpëtim Duros falë një goli nga Sherif Kallaku me penallti.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura ndërsa në pjesën e dytë, mbrojtësi kuksian Maliqi ka lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Vetëm pak minuta më vonë, ka ardhur një penallti e fituar nga mbrojtësi Hoxha, të cilën e ka kthyer në një gol vendimtar Kallaku.

Festë në kahun e durrsakëve që së bashku me Bylis, ndajnë provizorisht kreun e renditjes së kategorisë Superiore.

Ekipi i Dovedan tani nuk habit askënd. Pasi kanë barazuar një javë më parë me Partizanin në tiranë, sot ka shpartalluar me një ‘manita’ Flamurtarin e Vlorës.

Bylis, ka luajtur gjatë gjithë sifdës në sulm dhe golat e njëpasnjëshëm me Qardakun, Goxhajn e Ntepe dy herë por dhe të Guindos, kanë  stampuar në fund të tabelës vlonjatët në krizë që pas 6 javëvë kanë vetëm një pikë.

Në provën e dytë në jug të vëndit, skuadra e starovën nuk arrin të fitojë. Madje një penallti e dyshimtë në fund, ka evituar humbjen që gjithsesi nuk e lehtësoan aspak formacionin bardhezi që ecën në ‘tym’.

Në Gjirokastër janë vendasit që shënjojnë që në 10-tën me rapon teksa pas gafës të portierit Stazhilla, marrin kryesimin e ndeshjes. Përpjekjet e Laçit janë evidente por sulmi nuk arrin të kalojë gardianin bluzi.

Edhe në të dytën është Laçi që shtyn pambarimisht. Në fund, vjen një penallti të cilën e kthen në gol Nuabueze. Stafi i Luftetarit konteston madje ashpër vendimin e gjyqtarit duke nxitur instikivisht edhe tifozët që nuk ngurojnë të hedhin sende të forta në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!