Uells-Kroaci, asnjë biletë në shitje…

Kroacia ka në 10 dhe 13 tetor, dy takime përcaktuese për fatet e saj në Grupin E, teksa për kualifikueset e ‘Euro 2020’, fillimisht do presë Hungarinë dhe pas tri ditëve do jetë me statusin e mikut në Uells.

Por edhe pse nënkampionët e botës janë në vend të parë, barazimi i beftë ndaj Azerbajxhanit (1-1), e ka komplikaur disi rrugëtimin e qetë drejt turit final.

Për t’u evidentuar fati që për takimin e Kardifit, në program me 13 tetor, që tani janë shitur të gjitha biletat kroate. Skuadra e Daliç, në kërkim të mbylljes së llogarive për njërin nga dy vendet që të jep biletën e fazës finale.

Lajmi konfirmohet nga vetë përfaqësuesja kroate në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!