Sinan Bardhi, aventura e tretë te Laçi


Në 2003, në Kategori të Parë me Laçin, trajneri Bardhi mori 17 rezultate pozitive radhazi.

Flitej prej ditësh por vetëm dje Sinan Bardhi i’u bashkua Laçit në rolin e ndihmës trajnerit. Ish-mesfushori i Tiranës dhe Kastriotit, e nisi shpejt aventuten si trajner duke qënë ndër promotorët më aktivë të Kategorisë së Parë.

Dhe që në fillim, 55 vjeçari kryeqytetas, mori drejtimin e Laçit në Kategori të Parë. Ishte viti 2003 me kurbinasit që pas gjysmës së gares pozicionoheshin poshtë Dajtit (sot Kamza) në Grupin A.

Laçi me Bardhin në timon, bëri një sezon fantastik teksa në 17 takime ( përfshi edhe ndonjë miqësore) radhazi, nuk pësoi asnjë humbje. Për të rrëmbyer vendin e parë e siguruar ngjitjen në Superiore.

Sezoni pasardhës, pa në krye të Laçit, Ridvan Kullin (2 javë) e më pas Hysen Dedjen (tri javë)…

 Por trajneri që ka drejtuar edhe Kastriotin, Turbinën (disa herë),Burrelin, Mamurarsin etj, u ftua të drejtonte Laçin edhe gjatë edicionit  2005-06.

 Sot, Bardhi ka nisur si ndihmës i Starovës. Për herë të tretë te kurbinasit. Në një situatë mjaft të vështirë të bardhezinjëve që sipas drejtuesëve të klubit janë projektuar për zonën e europës.

Një lëvizje që dikton presionin e rezultatit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!