Silas, trajneri i ri i Sporting…

4 humbje 1 barazim në 5 takimet e fundit, e kanë detyruar presidentin e Sportingut të Lisbonës Frederiko Varnadash, të largojë trajnerin Leonel Pontes.

Në një artikull të djeshëm të ‘Sporti im.al’ me titull: ‘Ka një stol të lirë, Sporting kërkon një BIG”, shkruhej se trajneri më i avantazhuar për të marrë drejtimin e klubit të tretë më të madh në Portugali, ishte Silas.

Frederiko Varnadash, presidenti i Sportingut nuk ka hezituar.
Kreu i klubit, mes dilemash e dëshirash për Murinjon, Alegrin, Leonardo Zhardim, Marko Silva, Rui Horge, Vitor Pereira, zgjodhi Silasin, ish trajnerin e Belenenses. Nga sot, Horge Silas, është zyrtarizuar si tekinku i ri i Sporting Lisbonë.

Lajmi vjen e konfirmohet nga klubi në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!