Ikardi mahnit në debutim…

 Provë më se kaluese për Mauro Ikardin në të parën herë me fanelën e PSG-së. Shtypi francez, ka vlerësuar maksimalisht blerjen e re të sheikëve, teksa e vendos mes më të mirëve në skuadër.

Skuadra e Tuhel, shpartalloi 3-0 Realin e Zidan që kurrësesi, nuk mund të falet nga Florentino Perez. Por kjo është tjetër temë.

Ikardi, ish kapiteni i Interit, luajti për 61′ minuta dhe sipas prestigjiozeve franceze ’Equipe’,  ka merituar notën 6. Ka dhënë asistin e golit të parë dhe ka qënë determinant përgjatë takimit.

 Edhe ‘France Football’, e ka ngritur në qiell performancën e argjentinasit në këtë aventurë të re në Francë duke i shtuar një notë. Mbase shifrat tekikë 3-0 ndaj Realit, kanë sherbyer si bonus edhe për Ikardin.

PSG,me disa mungesa u prezantua shkëlqyer në takimin e parë në grupe të Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!