U-21, ‘kërkohet një trajner… mbrojtës’

Kualifikuese Euro 2021, Gr: C. Shqipëria U-21-Austri U-21 0-4 (Raguz 6’, Lovric 9’, Baumgartner72’ Lovriç 73’)
Shqipëria e moshave edhe sot në ‘Niko Dovana” të Durrësit, shfaqet me oshilacione të shumëta. Në zyrtarën për kualifikueset 2021, U-21 e drejtuar nga Alban Bushi e nis në mënyrën më të shëmtuar takimin me austriakët deri në 21 vjeç.
Në 9 minuta, kuqezinjtë e vegjël, pësojnë dy gola naivë duke ia vështirësuar punën vetës për minutat në vijim. Vetëm pas minutës së 10-të, skuadra nis të orientohet dhe të shfaqet e rrezikëshme përpara.
Janë disa tentativa radhazi të Brojës dhe Mucollit por gol nuk ka. Portieri Elham, në takimin e dytë zyrtar me U-21 të Austrisë, tregohet herë I aftë e herë me fat duke ndalur shumë topa.
Në këtë fraksion që u mbyll 0-2, skuadra e Bushit dukshëm pati problem në prapavijë dhe linjën e majtë, ndërkohë që futbolistë të caktuar e teprojnë me mbajtjen e topit.
E dyta nis e qetë dhe tanët duket sikur kontrollojnë por pa mundur të rrezikojnë. Një gafë në prapavijë dhe austriakët godasin sërish në të 72-tën. Pa u vendosur mirë në fushë, vjen dhe i 4-ti për miqtë. Nuk ka histori, skuadra e Bushit bëhët “bush”.
Shqipëria U-21: Selmani,
Ndrecka, Maloku, Bajrami, Shehu, Mersinaj, Mucolli, Mala, Kolaj, Broja, Ademi.
Trajner: A. Bushi
Austria U-21: Ehman,
Friedl, Danso, Maliçsek, Vober, Lovriç, Demaku, Arase, Baumgartner, Meister,
Raguz.
Trajner: V.
Gregoritsh