Berisha largohet nga grumbullimi apo imiton Grezdën?

Shqipëria pas dështimit të madh me Francën 4-1 dy ditë më parë, rikthehet të luaj mbrëmjen e nesërme në orën 20:45 sfidën kualifikuese për ‘Euro 2020’, ndaj Islandës në “Elbasan Arena”.

Problemi:

Etrit Berisha mësohet se është larguar nga grumbullimi me kombëtarën. Portieri i Spal në Seria A, paraprakisht thuhet se ka një dëmtim të lehtë dhe së shpejt do të rikthehet në grup për takimet e radhës por një ‘plan’ i tij  fokusuar në Francë në koridore të “Stad de Francë” me teknikun Reja, ngjall dyshime për hatërmbetje.

30-vjeçari ka mbajtur mbi supe për vite me radhë peshën e kuadratit kuqezi ndaj me gjasë, problemi nuk është dhe aq i lehtë sa thuhet.

Ftesa:

 Sakaq, menjëherë është thirrur Gentian Selmani. Portieri i MenemenSpor, në Ligën e Dytë turke, ishte në grumbullim me U-21 por ish- kapiteni i Laçit, ka marrë rrugën drejt ekipit A për të qënë gati nesër në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!