Të tjerë shqiptarë në fushë…

Kualifikuese Euro 2020, Zvicra e shqiptarëve në sfidë të lehtë, Italia drejt Finlandës. Spikat, Suedi- Norvegji.
Takimet kualifikueseve të Europianit 2020, nuk kanë fund. Sot dita tjetër me disa kombëtare në fushë, teksa ato nisin që në orën 18 00 për të vijuar në mbrëmje në 20 45.
Gjerogji- Danimarkë, Zvicër-Gjibraltar dhe Rumani- Maltë, janë tri përballjet e para.
Mbrëmja ofron takimet Spanjë- Ishujt Faroe, derbin nordik Suedi- Norvegji, interesantën Finlandë- Itali dhe Greqi-Liehtenshtein.
Suedia dhe Norvegjia është një duel prej të cilit pritet të ketë xhvillime edhe sa i takon vendit të dytë.
Vendasit, provizorisht, janë 2 pikë para Norvegjisë dhe mbajnë vendin e dytë pas Spanjës me pikë të plota në 5 takime. Iberiket e Morenos, presin Faroet me një formacion tërëisht të rinovuar.
Italia e Mançinit, në Finlandë për të ‘zbuluar’ Pukin me shokë që renditën surprizisht të dytët.