Leklerk, kampioni i ri i Monzës…
● Triumfi i dytë radhazi nga Leklerk. Garon për herë të dytë me mbishkrimin ‘Tonio’. Fetël, dështimi i radhës…
Monegazi 22 vjeçar Çarls Leklerk, me Ferrarin e tij , triumfon në pisten e Monzës për llogari të kokëkuqes.
Ferrari kthehet të fitojë në këtë pistë shtëpiake pas 9 edicionëve, ndërsa për pilotin numër 2 të Ferrarit, kjo ishte fitorja e dytë në histori dhe e dyta radhazi.
Gara ka nisur me leklerk në vijen e parë të nisjes dhe pas tij Hamilton e Botas. I katërti Fetël që edhe pse dha shenja se mund të bënte mirë, pa kaluar shumë xhiro, gabon rëndë dhe penalizohet me 10 sekonda.
Në fund, Hamilton ndjekës i rreptë ndaj Leklerk përgjatë garës, humb edhe vendn e dytë. Vendi i 13-të për Fetël, që sa duket e ka humbur ritmin prej kampioni.