Kosovë madhështore, thyen Çekinë në Prishtinë…


● ‘Euro 2020’ : Kosova merr kreun e grupit A në një sfidë drithëruese në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Republikës Çeke.

Kosovë-Republika Çeke 2-1 (Muriqi 20′, Vojvoda 66’/Shik 16′)

 Kosova nuk mund të quhet surprizë. Dardanët sot në ‘Fadil Vokrri’ tronditën njërën nga skuadrat me shumë histori në Europë, Republikën Çeke duke e mundur në shifra 2-1.

Historike. Djemtë e Bernard Shaland, treguan se dhe me mungesa të rëndësishme, janë në gjëndje të maten me skuadra të nivelit të lartë. Pas një goli kopertinë të çekëve në start, Muriqi me shokë, ditën të marrin frenat e lojës dhe pas 4 minutave nga pësimi, në të 20-tën barazuan me një gol ‘alla europian’.

Pasime të sakta e të shpejta, dhe gol me një prekje, prej gjahtari e futbollistit të Fenerbaçes Vedat Muriqi. Çekët, të zënë në befasi, përpiqën të dalin dhe në fushë duket sikur janë më të vendosur, teksa skuadra kosovare, pret dhe del shpesh herë rrezikshëm.

Në pjesën e dytë, është sërish Çekia më këmbëngulese, mirpo strategu Shaland, mendon në detaje dhe në fushë hedh forca të freskëta dhe kualitative.

Është gatimi i golit historik me një skemë të mirëmenduar. Goditje këndi nga Valon Berisha për Vojvodën e ardhur nga thellësia dhe mbrojtësi rrufeshëm, e dërgon topin në skajin e largët të portierit Vaclik. Dardanët në festë.

Më pas ka një duel të gjatë të sulmit mik dhe mbrojtjes vendase me në krye Rrahmanin dhe Alitin. Të pathyeshëm edhe pas 5 minutave shtesë. Kosova merr kryesimin e grupit A. 15 takime pa humbje, fantastike.

Kosova: Muriç; Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Voca, Halimi; Rashani, Celina, Zhegrova; Muriqi
Trajner: Bernard Shaland

Çekia: Vaclik; Kaderaibek, Celustka, Darida, Masopust, Jankto, Souçek, Suçi, Boril, Shik, Kral
Trajner: Jaroslav Slihavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!