La Plata pret Maradonën, nesër stadiumi plot…
Gimnasia La Plata, në festë. Pas përfshirjes në staf të Diego Armando Maradonës si drejtor teknik, nesër në takimin e radhës, së skuadrës së nivelit të dytë argjentinas, pritet të jenë në shkallë rreth 30 mijë spektaorë.
Në ‘Stadio del Bosque’ të qytetit të Platës, 60 km larg Buenos Aires,kanë prenotuar një numër i madh mbështetësish të ujqërve per të qënë me ‘Pibe de oro’.
“ Do të japim gjithçka për ‘Lobo” (Ujqërit, nofka e skudarës Gimnasia)- tha Maradona përpara se të angazhohej me skuadrën e re në rol drejtuesi për skuadrën, që në 4 takime deri tani, ka mbledhur vetëm 1 pikë.
Ndërkaq, me të mësuar se Maradona do të jetë prezent, mijra tifozë të skuadrës, kanë dalë për ta pritur e përshendetur te zyrat e klubit.