sportiim2

Kosovë- Çeki, Presidenti Meta në Prishtinë…

Vëmendje në Prishtinë. Pas pak orëve, në 15 00, dueli i madh i grupit A mes Kosovës dhe Çekisë në ‘Fadil Vokrri”. Pas tentaivës për trazira me Dron nga një grup i strkturuar çeko- serb, që u pikasën nga kontrollet policore të Ferzajt, siguria në kryeqytetin kosovar, është në maksimum.

Zbulohet se autorët e përgatites së lançimit të parullave kundër shtetit të pavarur të Kosovës, ishin prezantuar si ndihmës humanitarë por pa ja dalë dot.

Në Prishtinë po punohet edhe këto momente, që gjithçka të jetë e qetë e në sherbim të takimit kualifikues të ‘Euro 2020’.

Ndërkaq, për të mbështetur Kosovën gjatë takimit të sotëm, nga Shqipëria, mësohet se ka udhëtuar vetë kreu i Shtetit Shqiptar Shkëlqësia e Tij, Z. Ilir Meta. Në bord me Presidentin edhe këshilltari për sportin në presidencë z. Leonard Tase.

Sakaq, më poshtë të gjitha takimet kualifikuese sipas grupeve për ditën e sotme:

15:00 Kosovë- Çeki 18:00 Angli-Bullgari 18:00 Islandë-Moldavi 18:00 Lituani-Ukraina 20:45 Francë-Shqipëri 20:45 Serbi-Portugali 20:45 Turqi-Andorrë

?>