Irritohet Ramos, Aytekin nuk ‘ndryshon’

Kapiteni i Spanjës Serxhio Ramos, autori i golit të parë të iberikëve në takimin me Rumaninë, ra preh e vendimit të nxituar të gjyqtarit turko- gjerman Deniz Aytekin.

Shqiptarët e mbajnë mend mirë Aytekin me skandalin vite më parë në ‘Elbasan Arena’. Protagonist negativ në Shqipëri- Izrael (0-3) teksa në eliminatorët e 2016- nxori dy kartonë të kuq për  Berishën dhe Gjimshitin.

Mbrojtësi i Realit të Madridit teksa shënoi nga pika e bardhë e penalltisë festoi me shënjën e dylbisë por ky stil i Ramos, irritoi tifozët dhe vetë gjyqtarin ‘amator’ që e ndëshkoi me të verdhë.

Festimi nuk kishte të bënte me asgjë të shëmtuar kundër tifozëve. E kisha dedikimin për nipin tim. Por në gjithë atë zhurmë, është e vështirë të shpjegohesh”, ka shpjeguar Ramos. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!